DURRËS- Një makine tip ‘BMW’ i është vënë flaka qëllimisht në lagjen 15 Durrës. Këtë e bëjnë të ditur burime nga policia e Durrësit. Automjeti fuoristradë X5 është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka.
Pronari i automjetit është identifikuar si Robert Xhangoli dhe ka një biznes në fushën e transportit. Report Tv sjell pamje nga makina e djegur, e cila siç shihet ka qenë e parkuar në garazh. Si pasojë e flakëve ka pasur derës kryesore të banesës si edhe dëme të tjera materiale.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Për këtë qëllim po merr dëshminë e pronarit të mjetit, por edhe të personave të tjerë që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.