Bulevardi 'Epidamn' në Durrës, ku ndodhi ngjarja

Kronikë

Durrës/ Britaniku i dehur për pak sa nuk shkakton tragjedi, hyn me makinë në bulevardin ‘Epidamn’ ku po zhvillohej një aktivitet! Policia e arreston

27 Gusht, 13:34| Përditesimi: 27 Gusht, 13:39

  • Share

Durrës- Një 52-vjeçar nga Britania e Madhe për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi rrugore, teksa hyri i dehur me mjetin e tij në bulevardin “Epidamn” të qytetit bregdetar të Durrësit, pikërisht në momentin kur aty po zhvillohej edhe një aktivitet.

Policia vendore bëri me dije se pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë  V. D., 52 vjeç, banues në Britani.

“I dyshuari ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur”, thanë burime zyrtare.

Ky rast është publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa pas sinjalizimit u bë identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?