Bulevardi 'Epidamn', Durrës

Sociale

Sezoni turistik në Durrës/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin 'Epidamn' nga 1 korriku deri më 31 gusht (ORARET)

30 Qershor, 15:11| Përditesimi: 30 Qershor, 16:45

  • Share

Nga data 1 korrik deri më 31 gusht, bulevardi ‘Epidamn’ në Durrës do të kthehet në zonë pedonale çdo mbrëmje nga ora 18:00 deri në 23:00, në kuadër të sezonit turistik.

Njoftimi është bërë i ditur nga Policia Bashkiake e Durrësit në kuadër të urdhrit 'Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në bulevardin Epidamn'.

“Bulevardi ‘Epidamn’ do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 01 korrik 2025 deri në 31 gusht 2025, prej orës 18:00-23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet”-thuhet në njoftimin e policisë bashkiake.

Sipas njoftimit, ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentin rrugor nga ‘Prefektura deri tek Torra Veneciane’ gjatë fashës orare të përcaktuar.

“Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 01.07.2025 deri më datë 31.08.2025, prej orës 18:00 -23:00”-vijon njoftimi.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?