Amarildo Dani në momentin e arrestimit

Durrës/ Denoncimi për tentativë grabitje merr tjetër ‘kthesë’, 20-vjeçari sherr me italianin për të fejuarën adoleshente

19 Gusht, 09:46| Përditesimi: 19 Gusht, 09:49

  • Share

Ngjarja e pak ditëve më parë ku një 58-vjeçar italian ka denoncuar në Policinë e Durrësit se një 20-vjeçari tentoi ta grabisë, duket se është zbardhur më tej nga dëshmitë në hetuesi dhe në fakt ka marrë tjetër rrjedhë.

20-vjeçari rezulton të jetë i fejuari i të miturës e cila ishte duke u shoqëruar me Saverio G. nga Italia. Ky i fundit ka pretenduar se i riu e ka kanosur me thikë dhe tentuar të grabisë çantën me para të tij.

Por, 20-vjeçari Amarildo Dani, ka dëshmuar se ai nuk ka pasur për qëllim të merret me 58-vjeçarin italian, por i ka kërkuar llogari se çfarë i duhej me të fejuarën e tij e cila është 40 vite më e vogël.

“Qëllimi im ka qenë të marr të fejuarën dhe ta largoja prej tij”- ka deklaruar 20-vjeçari në polici.

Dani me origjinë nga Bulqiza rezulton po ashtu rezident në Itali.

Sakaq e mitura në dëshminë e saj pranë hetuesisë, ka treguar se me 58-vjeçarin italian ka qenë në bisedime për t’u punësuar në kompaninë e tij në vendin fqinj dhe se arsyeja e vetme e takimit ka qenë për punë.

Në vazhdim të shqyrtimit të çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, shpalli të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit të kryer për akuzën e “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, me pretendimin se nuk plotësoheshin kushtet dhe kriteret ligjore, sakaq bazuar mbi akuza, gjykata caktoi masën arrest në shtëpi për të riun.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beppino: 19/08/2024 15:25

    Akuza e rreme është vepër penale, apo jo në Shqipëri? Mos vallë për kolonët e Melonit nuk vepron i njëjti ligj si për ne indigjenët?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?