Ditën e sotme janë gjobitur 5 pronarë lokalesh me vlerën 1.000.000 lekë të reja dhe 6 muaj mbyllje të lokalit.
Sipas policisë së Durrësit 4 pronarë lokalesh në Krujë dhe 1 në Durrës kanë marrë përsipër rrezikun për të organizuar dasma duke rënë kështu në kundërshtim me aktin normativ, për pasojë janë gjobitur me 1.000.000 lekë të reja dhe me mbyllje të lokaleve.
U është vendosur 1.000.000 lekë gjobë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, lokalit me administrator B. M., dhe pronarit me iniciale F.Gj., banues në fshatin Derven, Krujë pasi kishin organizuar dasma në mënyrë të përsëritur duke rënë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndërsa për lokalet me pronare Xh. B., banues në Thumanë, Krujë, me administrato D. T., banues në Derven, Krujë, dhe lokalit me pronar A. B. banues në Arapaj, Durrës, shërbimet e Policisë u kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ,
Policia u bën thirrje pronarëve të lokaleve që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.