DURRËS- Një supermarket i linjës së marketeve 'Diambe' në Durrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, (21 shkurt) në zonën e Plepave.
Zjarrfikësit e Durrësit kanë arritur me vështirësi të vënë nën kontroll flakët gjigande teksa zjarri ka përfshirë jo vetëm marketin por edhe pjesë tjetër të qendrës tregtare ku ndodhet.
Nga të dhënat e para rezulton se ka qenë një prizë e mbingarkuar me prizat e frigoriferëve që ka bërë masë dhe ka shkaktuar zjarrin.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se pajisjet dhe produktet brenda në market janë djegur të gjitha.
Grupi ekspertëve do të bëjë hetimin e ngjarjes
Komente
