Kronikë

Durrës/ Shkrumbohet nga zjarri supermarketi 'Diambe', flakët dëmtojnë dhe qendrën tregtare! Shikoni pamjet

21 Shkurt, 09:18| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:24

  • Share

DURRËS- Një supermarket i linjës së marketeve 'Diambe' në Durrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, (21 shkurt) në zonën e Plepave. 

Zjarrfikësit e Durrësit kanë arritur me vështirësi të vënë nën kontroll flakët gjigande teksa zjarri ka përfshirë jo vetëm marketin por edhe pjesë tjetër të qendrës tregtare ku ndodhet. 

Nga të dhënat e para rezulton se ka qenë një prizë e mbingarkuar me prizat e frigoriferëve që ka bërë masë dhe ka shkaktuar zjarrin.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se pajisjet dhe produktet brenda në market janë djegur të gjitha.

Grupi ekspertëve do të bëjë hetimin e ngjarjes

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?