Kronikë

Durrës/ Disko e sekuestruar nga krimi kthehet në bibliotekë për rinjtë, Soreca: Hap i vogël, por i rëndësishëm (VIDEO)

8 Nëntor 2019, 15:33| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 18:28

  • Share

Pas Fierit, edhe në Durrës një pronë e sekuestruar personave me precedentë penalë përdoret për qëllime sociale.

Mjediset që përdoreshin më parë si disko me lagjen nr 1 të qytetit, tashmë janë kthyer në kafe dhe bibliotekë dhe menaxhohet nga një grup të rinjsh.

Në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i pranishëm ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako, si dhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe asaj të brendshme. Ambasadori Soreca në përshëndetjen e tij tha se ky inaugurim që po bëhet sot mund të jetë një hap i vogël në punën që Shqipëria ka për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por është një rrugë e sigurt.

Më parë kam punuar me çështjen e sekuestrimin e pronave nga krimi. Kjo është një iniciativë I mirë, sepse jep energji të reja, jo vetëm për qytetin, por në të gjithë shoqërinë.

Unë shikoj shumë të rëndësishëm rolin e institucioneve enë këtë proces. Që prej vitit 2014, sekuestrimi i pronave ka qenë e pjesë e komunitetit europian. Shqipëria kur të bëhet pjesë duhet të zbatojë këtë ligj.

Është një hap i vogël për gjithë këtë punë të madhe që duhet të bëjë Shqipëria. Duhet të tejkalojmë këtë zhgënjim. Duhet të vazhdojë puna me këtë axhendë. Është shumë e rëndësishme, që ne t’ju kthehemi fillimeve, që ato të vazhdojnë të bëhen, dhe ne të kthehemi të shikojmë si po ecin.”, tha Soreca.

KinFolk Coffee Library është një projekt i ri që është mbështetur nga misioni i BE në vendin tonë dhe partnerët për ndryshimin dhe zhvillimin. Kryetarja e Bashkisë, Valbona Sako në përshëndetjen e saj iu bëri thirrje të rinjve që ta frekuentojnë këtë mjedis të ri argëtues dhe të shfrytëzojnë rastin për të lexuar sa me shume. 

Për të ripërdorur pronat e sekuestruara nga persona të lidhur me krimin ndihmon projekti Cause i cili ka si qëllim përdorimin e tyre për çështje sociale. Në kuadër të këtij projekti së shpejti do të veprohet në mënyrë të ngjashme edhe në qytetin e Sarandës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hys: 08/11/2019 16:09

    rinia sot e ka mendjen te AMG e te spineli or te mjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?