Foto ilustruese

Durrës/ Donin të kalonin kufirin me makina të vjedhura në Itali, Francë dhe Angli, 1 person në pranga, 2 të tjerë nën hetim, bllokohen 3 makinat

29 Korrik 2022, 12:19| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 12:38

  • Share

DURRËS-  1 person ka rënë në pranga ndërsa 2 të tjerë janë vendosur nën hetim për shkak se po lëviznin me makina që rezultonin të vjedhura, respektivisht në Itali, Angli dhe Francë.

Në portin e Durrësit  u arrestua një 53-vejçar me iniciale Xh.R, banues në Zvicër , i cili u zbulua nga Policia Kufitare se makina që kishte rezultonte e vjedhur në Itali. Ai akuzohet për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Ndërsa nën hetim u vunë një 39-vejçar me iniciale F. L., 39 vjeç dhe një 47-vjeçar me iniciale banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua se makinat e tyre rezultuan të vjedhura në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, u bllokuan dhe të treja automjetet e konstatuara të vjedhura.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?