Policia Rrugore

Durrës/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, në pranga 6 shoferë! Gjobiten 231 të tjerë

8 Qershor 2023, 13:21| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 13:30

  • Share

Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa 231 shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e qytetit bregdetar.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, policia rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.

Nga kontrollet e kryera gjatë një jave nëpër rrugët e Durrësi, janë arrestuar 5 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

Ndërsa 231 drejtues të tjerë janë gjobitur për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit.

-179 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

-16 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

-9 drejtues janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-26 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-1 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Policia e Rrugore e Durrësit i bën thirrje qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?