Kronikë

Durrës/ Gjendet tritol te 'Veliera' afër pallatit të Vangjush Dakos, ishte lidhur me një celular! Xhenierët bëjnë shpërthim të kontrolluar (VIDEO)

20 Maj, 22:52| Përditesimi: 21 Maj, 10:14

  • Share

DURRËS- Një sasi tritoli rreth 70 gramë u gjet mbrëmjen e djeshme, 20 maj në qytetin e Durrësit. Kalimtarë të rastësishëm informuan Policinë vendore pasi panë lëndën e dyshimtë në zonën e frekuentuar të 'Velierës'", pikërisht te shkallët e saj, rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut të Vangjush Dako, e lënë në rrugë nga persona të paidentifikuar dhe rrethana të paqarta.

Sipas gazetarit të Report Tv Aldo Mustafa, bëhet fjalë për një sasi eksplozivi, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat e specializuara xheniere.  Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje, duke krijuar perimetër sigurie për qytetarët. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë ndërsa blutë përmes një njoftimi zyrtar informuan se lënda plasëse ishte përgatitur për t'u shpërthyer me celular.

"Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur "Veliera", është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", informoi sot policia.

Blutë e Durrësit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve që vendosën lëndën eksplozive.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 21/05/2025 10:48

    Filloi nga puna malokëria e Sali non gratës....ujku qimen e ndëron por zakonin se harron....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?