Një sasi jo e madhe e lëndë plasëse është gjetur mbrëmjen e sotme (20 maj) në qytetin e Durrësit.
Kalimtarë të rastësishëm informuan Policinë vendore pasi panë lëndën e dyshimtë në zonën e frekuentuar të 'Velierës'", pikërisht te shkallët e saj, rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut të Vangjush Dako, e lënë në rrugë nga persona të paidentifikuar dhe rrethana të paqarta.
Sipas gazetarit të Report Tv Aldo Mustafa, bëhet fjalë për një sasi eksplozivi,e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat e specializuara xheniere.
Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje, duke krijuar perimetër sigurie për qytetarët. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë.
Komente
