Durrës/ E përplasi për vdekje me makinë pas gardhit e njoftoi policinë si aksident, zbardhet dinamika si 41-vjeçari vrau kushëririn për hakmarrje

12 Tetor 2020, 13:43| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:01

  • Share

DURRËS- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, Report TV me burime nga Policia, ka ndërtuar skemën se si 41-vjeçari vrau kushëririn e tij, Shaqirin,  në shenjë hakmarrje për babanë pas 14 vitesh. Për uniformat blu, ngjarja ka qenë e qëllimshme, nisur nga dinamika, por vetë Myslim Istrefi, autori e ka mohuar në fakt të tillë.

Por si ka ndodhur ngjarja? Në datën 10 tetor rreth orën 15:00, Myslim Istrefi pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme pije alkoolike, po lëvizte me mjetin e tij në rrugën ku banonte ai dhe viktima. Ata banonin rreth 50m larg njëri tjetrit. Teksa lëvizte me makinë, Istrefi ka hasur në rrugë Shaqirin që po ecte në këmbë. Pas disa dhjetëra metrave rrugë, ai ka kthyer makinën dhe e ka zënë Shaqirin rrëzë një gardhi duke e përplasur për vdekje me makinë. Më pas ka ndaluar mjetin dhe ka njoftuar për aksidentin.

Myslim Istrefi dhe viktima Shaqir Estrefin janë kushëri me njëri- tjetrin (ky i fundit ka ndryshuar mbiemrin nga Istrefi në Estrefi). Por 14 vite më parë babai i viktimës kishte vrarë babanë e autorit për motive pronësie e për pasojë që nga viti 2006, familjet nuk flasin me njëri-tjetrin.

Banorë të fshatit apo njerëz të afërm me ta, jashtë kameras, për gazetarin Artur Korriku e kanë përshkruar viktimën si një njeri shumë të rregullt, ndërsa autori si konsumator alkooli. Në banesën e Myslim Istrefi, autorit që prej ditës së shtunë nuk ndodhet njeri.

Viktima Shaqir Estrefi

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?