Ermir Dedja dhe momenti kur atentatorët me makinë kryejnë krimin

Kronikë

Ekzekutimi i anëtarit të Avdylajve, Gjykata e Durrësit lë në burg 2 të arrestuarit! Ndihmuan autorët, 3 ende në kërkim

7 Qershor, 15:40| Përditesimi: 7 Qershor, 16:27

  • Share

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Klodian Berisha, Erion Ndoni.

Të rinjtë akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e Ermir Dedja, krim i ndodhur pak javë më parë në Durrës, pas një atentati.

Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa, informon se Gjykata vlerësoi të ligjshme arrestimet e kryera të dy të dyshuarve në datën 3 qershor, nga policia vendore.

Dedja dyshohej si anëtar i organizatës së Avdylajve në Shijak, ndërsa kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm. Në kërkim për krimin janë edhe tre persona të tjerë. Kurse Ndoni dhe berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.

Policia njoftoi më 3 qershor se në pranga ishin vënë Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, pasi akuzohen se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët dhe një automjet tjetër që do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale.

Në kërkim është shpallur edhe 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat” që do përdorej në një ngjarje tjetër. 

Në total janë 5 persona të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit në lagjen nr.18, anëtar i grupit të Avdulajve në Durrës, e ndodhur më 20 maj. Dy janë të arrestuar tashmë dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim. Mes të dyshuarve është edhe një maroken i përfshirë, po në kërkim.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

“1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.

3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?