Dy raste të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit, janë goditur nga Policia sot në Durrës, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.
Policia bën me dije se një nga rastet e mashtrimit kryhej nga një agjenci turistike, në bashkëpunim me një laborator për kryerjen e testeve.
Në pranga ranë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, e punësuar pranë një agjencie udhëtimi, Albiona Cuka, 24 vjeçe, Blerim Maloku, 25 vjeç, dhe Asllan Diva, 23 vjeç të punësuar pranë laboratorit "Medical Care Lami", në lagjen nr.4, Durrës.
Ndërkohë u shpall në kërkim pronari i laboratorit, Lutfi Lami, 52 vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.
Po ashtu në pranga ra edhe Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht Ornela Sallaku, të cilat, të punësuar anë agjencinë e udhëtimit "Kristal Travel", në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.
Të dy rastet e falsifikimit të testeve u denoncuan një ditë më parë në media.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Zoti ja pruft mar,keto njeres qe ndihmojn duke pais me dokumente dhe duke mos fut helme, ha ha ha , posht diktatura
PërgjigjuEshe ne spitalin e Durrsit behen tampone fiktive
Përgjigju