Foto ilustruese

Kronikë

Durrës, familja denoncon në polici zhdukjen e 16-vjeçares, ajo kthehet në shtëpi

8 Prill 2018, 22:35| Përditesimi: 8 Prill 2018, 22:58

  • Share

Një 16-vjeçare nga Durrësi është larguar nga shtëpia pa lajmëruar, duke alarmuar familjarët të cilët kanë bërë menjëhe denoncim në polici.

Nëna e të miturës, M.S, vjec 39, banuese në fshatin Rubjek, ka njoftuar se e bija është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Por pas disa orësh ka qenë babai i vajzës i cili ka njoftuar policinë se e bija ishte kthyer. Vajza ka rrëfyer në polici se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia dhe nuk ka pasur probleme.   

Njoftimi i policise:
Më datë 07.04.2018, shtetësia M.S, vjec 39, banuese në fshatin Rubjek, Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e mitur K.M, vjeç 16 . Babai i vajzës F.M, vjeç 43, banues në Rubjek, deklaroi se vajza u kthye në banesë, ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk kishte probleme. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?