Arrestimi i bashkëpunëtorit të 49-vjeçares

Kronikë

Durrës/ Futi në kurth klientin duke i ofruar s*ks dhe e grabiti bashkë me partnerin, kapet pas 2 ditësh kërkimi 49-vjeçarja! Thyen dhe masën e arrestit

20 Gusht, 14:54| Përditesimi: 20 Gusht, 15:04

  • Share

Durrës- Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", e cila pasi theu arrestin shtëpiak bashkë me partnerin e saj, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, i ofruan marrëdhënie seksuale një 44-vjeçari duke e futur në kurth dhe më pas i grabitën celularin dhe një shumë lekësh.    

Policia vendore bëri me dije se ka prangosur sot (20 gusht) të dyshuarën Alma H., banuese në qytetin bregdetar dhe nën hetim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale "vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, "prostitucioni" dhe "largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", sqaroi policia vendore.

Në pranga për këtë ngjarje u vu më herët edhe bashkëpunëtori i saj 40-vjeçar, që kreu grabitjen pak pasi partnerja e tij futi në kurth 44-vjeçarin në Shënavlash të Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në operacionin e muajit prill të këtij viti dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi merreshin me prostitucion dhe më pas i kërcënonin klientët me thikë për t’u marrë para. Në pranga ka rënë edhe një person tjetër pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.Të arrestuarit në atë aksion ishin Robert Lamnica, Armand Hysa dhe Alma H.

Të dyshuarit i kërcënonin klientët e tyre duke u bërë shantazh nëpërmjet publikimit edhe të fotografive, ose dhe i grabisnin me dhunë, si në rastin e fundit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?