DURRËS - I humbur prej 7 ditësh, policia ka gjetur trupin e pajetë të 32-vjeçarit Silvi Prifti, në breg të detit në Durrës.
32-vjeçari u gjet mëngjesin e sotëm në orën 07:35 pranë lagjes nr. 1 në qytetin bregdetar.
Para një javë ai kishte hyrë në det për të peshkuar, por nuk doli më prej andej. më herët edhe familjarët kanë apeluar dhe kërkuar ndihmë për kërkimin e 32 vjeçarit, i cili fatkeqësisht k humbur jetën.
"Për 32-vjeçarin janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare" - njofton policia.
Më 28 nëntor ditë më parë, Silvi Prifti, me dy shokë dolën për gjueti në detin Currilave. Njëri i transportoi me varkë 400 m nga bregu te vendi që njihet si Batullat dhe 2 të tjerët u zhytën. Ata i thanë shokut të tyre të kthehej në breg dhe kur ata të ja bënin me dorë ai të shkonte e ti merrte. Por nga deti erdhi sinjali, i vetëm njërit prej shokëve, pasi Silvi u zhduk në ujërat e thella të dhe ftohta të Adriatikut.