Kronikë

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

30 Dhjetor 2024, 22:55| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 07:12

  • Share

DURRËS - Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit, rreth orës 18:50. 

Paulin Gina, 82 vjeç, kishte humbur kontaktin me familjarët e tij ditën e sotme (30 dhjetor 2024).

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se familjarët kanë telefonuar një fqinjin e tij dhe ky i fundit ka thënë se nuk e kishte parë.

I ka në rënë derës disa herë dhe pasi është konstatuar se asnjëri prej fqinjëve të tjerë nuk e kishte parë, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Është kryer hapja e derës së banesës, ku është gjetur i vdekur 82 vjecari. Sipas policisë, ai ka shenja në fytyrë të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga objekt prerës.

'Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.  Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur  me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën', njoftoi policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

Po ashtu, do të pyeten edhe komshinjtë për të parë kush ka kontaktuar i fundit me të moshuarin, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?