Kronikë

Durrës/ 51-vjeçari vritet me thikë, nipi e gjen të pajetë brenda banesës së tij! Policia identifikon autorin, disa të shoqëruar (EMRI + VIDEO)

24 Shtator, 20:32| Përditesimi: 24 Shtator, 22:20

  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë.

Sipas informacioneve, viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12.

Ka qenë nipi i viktimës ai i cili lajmëroi më pas policinë. 

Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Viktima është person pa precedent penal. 

Ndërkohë, grupi hetimor ka bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe ka identifikuar autorin. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të të dyshuarit. 

Po ashtu, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, pëfshirë banorë të pallatit.

Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe motiveve të krimit.

 

V.GJ /K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?