Kronikë

Durrës/ Gjendet lëndë plasëse në hyrje të ish-hotelit të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, bëhet shpërthim i kontrolluar (VIDEO)

13 Shtator, 20:37| Përditesimi: 13 Shtator, 21:49

  • Share

DURRËS - Një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur brenda në një qeseje, është konstatuar mbrëmjen e sotme nga banorët e lagjes nr.1, në hyrje të ish-hotelit "Pameba" në pronësi të Edmond Dakos, vëllait të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Menjëherë pasi është njoftuar për qesen e dyshimtë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën dhe ka bërë evakuimin e banorëve aty pranë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë edhe forcat xheniere të cilat kanë asgjësuar lëndën plasëse me shpërthim të kontrolluar. 

"Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve",- lajmëron policia.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar shpërthimi dhe as dëme materiale në zonën përreth, pasi bëhet fjalë për një zonë të populluar. Disa vite më parë, hoteli ka qenë përdorur edhe nga forcat e Guardia di Finanza kur ishin me mision në Durrës.

Kujtojmë se më 20 maj të këtij viti një ngjarje e ngjashme ndodhi rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut Dako në Durrës, ku u gjet 70 gramë eksploziv, e lënë në rrugë nga persona edhe sot ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?