Hazbi Lika, drejtori i pezulluar dhe Gjykata e Durrësit

Kronikë

Durrës/ Gjykata konfirmon masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika nuk nxori një urdhër kontrolli për kopshte e çerdhe (VENDIMI)

3 Korrik, 16:37| Përditesimi: 3 Korrik, 17:20

  • Share

Durrës- Gjykata e Durrësit konfirmon masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e Arsimit Parauniversitar në rreth, Hazbi Lika, e kërkuar nga ana e Prokurorisë.

Masa ishte aprovuar teksa hetimet ishin kryer nga organi i akuzës për një çështje të nisur më shumë se dy vite më parë, pasi zyrtari vendor nuk kishte nxjerrë një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që ushtronin aktivitet të palicencuar.

Ditën e sotme, Gjykata ka mbajtur edhe seancën me objekt "verifkim i kushteve të masës së sigurimit personal", duke bërë edhe njohjen me këtë masë të Likës. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë, duke deklaruar që të vijojë pezullimi i ushtrimit të detyrës për të pandehurin Lika.

Ish-zyrtari vendor po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në një reagim të shkurtër për Report Tv ditën e djeshme, Lika u shpreh se “nuk ishte në dijeni që të kishte për kompetencë lëshimin e urdhrit për të cilin akuzohet”.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Vlefshmëria dhe konstatimi se janë respektuar kushtet e zbatimit të masës së sigurimit  ndaluese "Pezullimi i ushtrimit të një detyre shërbimi publik" e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale të vendosur me Vendimin penal datë 28.06.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrsit ndaj të pandehurit H. L. i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimi i detyrës" që parashikohet nga neni 248 i K.Penal

2. Masa e sigurimit ndaluese e "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" të vazhdojë për të pandehurin H.L..

3. Një kopje e këtij vendi i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrsit si të pandehurit H.L.

4. Kur ky vendi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës brenda 5 ditëve nga e nesermja e komunikimit të tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?