Kronikë

Durrës/ Grabiti me dhunë varëset e floririt të tre grave, ‘July’ prangos 29-vjeçarin me precedentë! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI+VIDEO)

22 Korrik, 12:38| Përditesimi: 22 Korrik, 13:07

  • Share

Durrës- Grabiste me dhunë varëset e floririt nga qafat e grave dhe vajzave, arrestohet 29-vjeçari i dyshuar me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Operacioni është koduar “July” (Korriku), kurse i arrestuari është Hasan Zylfa. Policia e Durrësit njoftoi sot se ka dokumentuar 3 nga rastet e denoncuara.

“Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale "vjedhja me dhunë", bëri me dije policia vendore.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe
-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe 
-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe 

“Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, sqaroi policia më tej.

Policia ndau edhe pamje filmike nga krimet e kryera nga i dyshuari, që do shërbejnë edhe si provë materiale.

Burime zyrtare bënë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?