'Villa Alba' dhe viktima Valbona Xha Zejno

Kronikë

Pacientja vdes pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën ‘Villa Alba’ në Durrës! Mjeku vihet nën hetim: Pësoi infarkt një ditë pas ndërhyrjes

22 Maj, 12:33| Përditesimi: 22 Maj, 16:20

  • Share

DURRËS- Operacioni për rënien në peshë ka rezultuar fatal për një 54-vjeçare nga Durrës. Valbona Xha Zejno humbi jetën një ditë më parë në spitalin privat “Villa Alba” ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën. 

Burimet thanë se 54-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtimin e stomakut dhe ka pësuar komplikacione në sallën e operacionit. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë, thanë burimet, dhe ka humbur jetën pas operacionit. Ndërhyrja është kryer nga kirurgu i njohur në qytetin e Durrësit, Ilir Shani, i cili sot është vënë në hetim për vdekjen e pacientes.

Kirurgu Ilir Shani në një reagim publik thotë se pacientja vdiq një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, pasi ka pësuar infarkt. 

"Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim. Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21, pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë, goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses."

Policia bën të ditur se kirurgu po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa materialet ndaj tij i janë referuar prokurorisë për vepren penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. 

Spitali “Villa Alba”, ku dr. Shani ishte i punësuar, reklamonte në rrjetet sociale ndërhyrjen “Gastric Sleeve” për rënien në peshë për një shumë prej 2500 eurosh.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës", njoftoi policia e Durrësit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 15:24
Vdekja e pacientes për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale në stomak, kirurgu Ilir Shani: Vdiq një ditë pas ndërhyrjeve kirurgjikale, pësoi infarkt

1747920335_1747910123vilaalba.jpg

Klinika 'Villa Alba'

Kirurgu Ilir Shani ka reaguar lidhur me vdekjen e Valbona Xhazejnos, e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në klinikën 'Villa Alba'.

Reagimi i plotë i kirurgut Ilir Shani: 

Në vijim të ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në ambientet e spitalit tonë, ndjej për detyrë morale dhe profesionale të paraqes një sqarim mbi pozicionin tonë si institucion shëndetësor dhe timin personalisht si mjek përgjegjës.

Së pari, në emër të stafit mjekësor dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjarisht më të sinqerta familjes së të ndjerës V.XH. Kjo humbje është thellësisht e dhimbshme për të gjithë ne, pasi e ndjera ishte jo vetëm paciente, por edhe një e njohur e afërt e jona për të cilën ushqenim respekt të veçantë. Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.

Si mjek përgjegjës, ndjej detyrimin të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtë, duke u udhëhequr nga parimi i transparencës ndaj familjarëve dhe qytetarëve.

Pacientja V.XH iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të ngushtimit te stomakut më datë 20.05.2025. Operacioni përfundoi normalisht dhe pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire. Gjatë orëve në vijim, gjendja e saj u monitorua vazhdimisht dhe parametrat jetësorë rezultuan brenda normave.Pacientja ishte aktive , lëvizte , komunikonte , nuk kishte asnje shqetesim .

Fatkeqësisht, ne te gdhirë te dates 21 , pacientja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash. Megjithëse ndihma mjekësore u ofrua menjëherë , goditja rezultoi fatale dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses.

Në emër të vetes dhe të të gjithë stafit që ka qenë i përfshirë në trajtimin e pacientes, shpreh keqardhjen më të thellë për këtë humbje. E kuptojmë dhe ndjejmë dhimbjen e familjes dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e plotë me organet përkatëse, të cilat do të hedhin dritë mbi çdo aspekt të kësaj ngjarjeje.

Me respekt dhe përulësi para dhimbjes së familjes,

Ilir Shani

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ajla: 22/05/2025 17:53

    ca bohet moj Kriminel me licence eshte ky ja dhente zoti madh pisit mania per te bere spital mania e lekut e ka kthyer ne kasap kete mjek.

    Përgjigju
  • exin: 22/05/2025 16:21

    paska shkuar ne duart e kasapit ILIR SHANI.

    Përgjigju
  • ANI: 22/05/2025 16:11

    ILIR SHANI ESHTE NJERIU DHE MJEKU ME I KEQ QE KA DURRESI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?