Spitali i Durrësit

Kronikë

Durrës, grushte ndaj mjekut për shkak të detyrës, arrestohet i riu

2 Maj 2018, 15:21| Përditesimi: 2 Maj 2018, 15:46

  • Share

DURRES-Një mjek është goditur dhe dhunuar gjatë ditës së djeshme nga një qytetar në ambientet e spitalit.  Sipas policisë së qytetit bregdetar, 29-vjeçari A. Xhani banues në lagjen nr. 15 pas një debati me mjekun me iniciale A.T. 63 vjeç e ka goditur me grushte.

I riu që dhunoi mjekun kishte shtruar në spital babanë, pasi kishte dhimbje në bark dhe gjoks dhe pretendonte se 63 vjeçari nuk e kishte ndihmuar duke e goditur. Pas ngjarjes, mjeku ka bërë denoncimin, ndërsa policia e ka arrestuar të riun. Ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?