Durrës/ Hajduti nuk zë mend, sa doli nga burgu, shkon të vjedh sërish bateritë e makinave (VIDEO + EMRI)

29 Dhjetor 2023, 12:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 12:17

  • Share

Durrës- Një 30 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se vodhi bateritë e dy automjeteve në qytetin e Durrësit.

Policia informon se i riu, Erixhian Shatrolli ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe pasi kishte kryer dënimin kishte dalë nga burgu.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari: 

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;  

-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1 informoi sot policia.

Policia ka publikuar video të kamerave të sigurisë që kanë kapur mat 30 vjeçarin.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.   

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?