DURRËS- Ky është Demir Uliu, nga qyteti i Durrësit. Nëse e keni parë në rrugë, njoftoni familjarët e tij, pasi ai ka humbur dhe vuan nga sëmundja e Alzheimer.
77-vjeçari ka dalë mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, për pasojë familjarët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe Report Tv për ta gjetur. 77-vjeçari ka veshur këmishë me kuadrate, pulovër gri dhe pantallona të zeza. Vajza e Uliut, Lela ka lënë dy numrat e kontaktit.
"Durrsakë të dashur kemi nevojë për ndihmën tuaj. Babi jonë Demir Uliu ka ikur nga shtëpia që në mëngjes edhe ka humbur. Ju lutemi të gjithëve në qoftë se e shikoni diku lajmëroni në Polici ose në numrin 0682364826 ose 0683159476. Babi jonë është me Alzheimer , pamundësish që ndodhemi larg nuk mundemi që të jemi pranë mamit tonë
Falimnderit juve të gjithëve ju lutem shpërndajeni këtë lajm. Adresa jone është te spitall aty e njohin familjen tonë të gjithë", shkruan vajza e të moshuarit.