DURRËS – Një pushues 66-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë në Shkëmbin e Kavajës pas një arresti kardiak që pësoi pas hyrjes në det.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.
Komento
Komente
