Durrës-Një 50-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se në vitin 2015 tentoi të vrasë një person pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjykata e Durrësit ka dënuar autorin e identifikuar si Marlen Sallahu, me 6 vjet burgim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:
Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.