DURRËS- Policia ka arrestuar 52- vjeçarin Pllum Daci, i dënuar me 14 vite e 10 muaj burg në Itali për tentativë vrasje, grabitje e kanosje.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një person në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin Pllum Daci, 52 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
'Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali më datë 24.07.2024. Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për të kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale "Tentativë vrasje" " Grabitje" " Kanosje" " Vjedhje" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian', njoftoi sot policia.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë person në Itali.
Komente
