Durrës- Një person i dënuar me 4 muaj burgim për akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë dhe i dyshuar për plagosje, është arrestuar sot (29 Janar) nga Policia e Durrësit.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, pas lokalizimit të 28-vjeçarit Miklovan Hasani, u bë edhe prangosja e tij si person i shpallur në kërkim. Ndërhyrja u krye në lagjen nr. 14.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31 janar 2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, e mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "plagosja e lehtë me dashje", bëri me dije policia vendore.
Artur Korriku, gazetari i Report TV, informon se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.