Policia e Durrësit

Kronikë

Durrës/ I grabiti me dhunë makinën të riut, arrestohet 31-vjeçari! Mjeti nuk gjendet, dyshime dhe për bashkëpunëtorë (EMRI)

21 Gusht, 11:13| Përditesimi: 21 Gusht, 11:16

  • Share

Durrës- Grabiti me dhunë një makinë në Durrës, arrestohet 31-vjeçari i dyshuar.

Burime zyrtare bënë me dije sot (21 gusht) se i arrestuari është Enkeliano Alikaj, banues në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një person i kishte marrë me dhunë automjetin një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale "vjedhja me dhunë", sqaroi policia vendore.

Denoncimi ishte bërë nga vetë i dëmtuari 24-vjeçar, teksa mbeten të paqarta rrethanat dhe nëse mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të mëparshme.

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në krim, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?