Kronikë

Durrës/ I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin (EMRI)

28 Janar, 10:00| Përditesimi: 28 Janar, 10:14

  • Share

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Latitant”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ky individ, pjesëtar i një grupi kriminal që operon në fushën e narkotikëve, u lokalizua dhe u arrestua në Durrës, pas një aksioni intensiv të Policisë.

Shtetasi i arrestuar, Erjon Meshi alias Arjon Mema 32 vjeç, është kërkuar nga autoritetet italiane për akuzat e “Mbajtjes së paligjshme, shitjes, prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrjes në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal të Italisë. 

Gjykata e Trentos ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg".

'Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M. alias A. M., 32 vjeç. Gjykata e Trentos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.', njofton policia.

Operacioni ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, të cilët po koordinojnë procesin e ekstradimit të tij në Itali për të përballuar akuzat.
 

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?