DURRËS - Një 36 vjeçar, i shpallur në kërkim që prej shtatorit 2024 për vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish nga një banesë u arrestua nga policia.
Vjedhja u realizua duke përdorur një kopje të çelësit të derës, që u siguruar nga E. K., një sanitare në banesën e viktimës, e cila ia dha vëllezërve Alfred Hoxha dhe F. Hoxha për të realizuar krimin.
Gjatë hetimeve, janë sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Për këtë ngjarje, më herët ishin arrestuar E. K. dhe F. Hoxha, ndërsa Alfred Hoxha. u kap pas kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative.
'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 14.09.2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës. Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. H., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. 33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen. Gjithashtu, në shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.', njofton policia.
Materialet janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Jepjani te plote emrin pastrueses,si nje person i pa besueshem per kete sherbim,qe t'a dine te gjithe me ke kane te bejne po te guxoje e te kerkoje prape pune ne kete sektor.Gjithashtu ky nuk eshte rasti i pare,por nje kambane kujtese per shqipot, qe me mire punesoni nje pastruese te huaj.
Përgjigju