Durrës/ I mori 3000 euro një vajze dhe e mashtroi se do t’i siguronte vizë angleze, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana! I sekuestrohen paratë, makina e celulari (EMRI+VIDEO)

25 Tetor, 11:02| Përditesimi: 25 Tetor, 11:17

  • Share

Durrës- Policia e Durrësit arrestoi sot (25 tetor) një 34-vjeçar të dyshuar se mashtronte për pajisjen me viza të huaja, kryesisht ato angleze dhe i shpallur në kërkim, për një vepër të kryer në muajin shtator të këtij viti.

Denoncimi ishte bërë nga një qytetare, e cila i tha bluve se autori i kishte marrë 3 mijë euro me premtimin e vizës dhe e kishte mashtruar. I ndaluari është Leonard Allushi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit kanë ndaluar shtetasin L. A., (Leonard Allushi) 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21 tetor e ka kallëzuar një shtetase 25-vjeçare, se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze”, thuhet në njoftimin zyrtar.  

Pas ndalimit të të riut, hetimet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e ndonjë tjetër rasti ku 34-vjeçari është implikuar. Ndaj tij rëndon akuza e “mashtrimit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?