Kronikë

Durrës/ I ofroi s*ks 44-vjeçarit në banesë dhe e grabiti bashkë me partnerin, shpallet në kërkim 49-vjeçarja! Arrestohet 40-vjeçari, ishin të dy me masë ‘arrest shtëpie’ (EMRI+VIDEO)

18 Gusht, 11:31| Përditesimi: 18 Gusht, 12:07

  • Share

Durrës- Një grua nën arrest shtëpiak nga Gjykata e Durrësit, jo vetëm ka ushtruar prostitucion, por ka bashkëpunuar në një plan grabitjeje të klientit të saj, në një krim të përsëritur.

Shpallet në kërkim 49-vjeçarja Alma H., dhe arrestohet partneri i saj në krim, Robert Lamnica, 40 vjeç. Edhe ky sipas policisë ka qenë po në arrest shtëpiak për të njëjtën vepër si bashkëpunëtorja, në një krim të mëparshëm, për të cilin po hetoheshin nga Prokuroria dhe ishin marrë nën akuzë prej muajit prill.

Operacioni është koduar “Last Threat”, ndërsa sipas hetimeve, të dy e kanë kryer veprën e vjedhjes së celularit dhe një shume parash klientit 44-vjeçar. Marrëdhëniet seksuale ishin ofruar në banesën e të dyshuarës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie "arrest në shtëpi", dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash”, bëri me dije policia.

Policia sqaron se të dy të dyshuarit ishin me masë sigurie “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill, i koduar njëlloj si aksioni i fundit.

Nw operacionin e muajit prill të këtij viti dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi merreshin me prostitucion dhe më pas i kërcënonin klientët me thikë për t’u marrë para. Në pranga ka rënë edhe një person tjetër pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.Të arrestuarit në atë aksion ishin Robert Lamnica, Armand Hysa dhe Alma H.

Të dyshuarit i kërcënonin klientët e tyre duke u bërë shantazh nëpërmjet publikimit edhe të fotografive, ose dhe i grabisnin me dhunë, si në rastin e fundit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?