Foto ilustruese

Durrës/ I shpallur në kërkim për korrupsion pasiv, arrestohet ish-zyrtari 35-vjeçar! Gjykata kishte caktuar masën ‘arrest me burg’

22 Tetor, 14:52| Përditesimi: 22 Tetor, 15:01

  • Share

Durrës- Një ish-zyrtar vendor i kërkuar për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Burime zyrtare konfirmuan sot (22 tetor) ndalimin e të dyshuarit I.S., 35 vjeç, teksa nuk dha detaje të hollësishme për detyrën që ka ushtruar dhe ngjarjen për të cilën është marrë nën akuzë.

Bëhet me dije se ai ka qenë i shpallur në kërkim dhe me masën “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit, e dhënë në mungesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim I. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin zyrtar

Pas prangosjes, dosja i ka kaluar prokurorisë vendore, për veprime të mëtejshme dhe nxjerrjen e 35-vjeçarit në Gjykatë për konfirmim mase.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?