Durrës – Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti, që u dogj mbrëmë gjatë natës. Arsyeja që e ka shtyrë të riun për të ndërmarrë këtë veprim nuk dihet ende, pasi vetë pronarja e makinës mohon të ketë njohje me autorin.
Mbrëmë gjatë natës është djegur një makinë përpara një banese në Spitallë, në pronësi të një gruaje të martuar me dy fëmijë.
Autori i dyshuar është Erjon Xhelo, i cili është arrestuar menjëherë pas marrjes së denoncimit nga pronarja e makinës, e cila ka njoftuar se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara shtëpisë së saj.
I riu dhe gruaja, të cilës iu dogj makina kanë mohuar të kenë njohje me njeri-tjetrin, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sakaq, 27-vjeçari, banues në Durrës është dënuar më parë për dhunë në familje
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kodi penal eshte treguar shume i bute me kete fenomen bastard qe kryhet nga bastarde. Duhet hequr fjala gjobe deri ne 5 vite ne nenin perkates dhe te behet jo me pak se 10 vite. Atehere kjo mode e shemtuar do minimizohet. Ky do jete ndonje legen me pagese qe duhet te marre minimumi 7 vite. Porositesi 15 vite.
Përgjigju