Durrës-Një 16 është mbytur aksidentalisht në det pasditen e sotme në Durrës. Sipas policisë, 16 vjeçari është identifikuar si personi me inicialet E. V., banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen nr. 13 të këtij qyteti.
Njoftimi i policisë:
'Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
Komente
