Kronikë

Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit

26 Mars, 08:34| Përditesimi: 26 Mars, 09:55

  • Share

DURRËS-Një makinë me shpejtësi të lartë pasi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një tjetër automjet të parkuar ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar edhe qepenat e një dyqani që ndodhej aty. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit në lagjen nr.4.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga Report Tv shohim se pas përplasjes një qytetar i cili po lëvizte gjithashtu me makinë ka ndaluar menjëherë duke vrapuar drejt vajzës së bashku me disa kalimtarë që kanë qenë aty pranë.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit përveç shpejtësisë ka qenë edhe lagështia në rrugë.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 26/03/2025 16:35

    Mbylleni nja dy muaj ti dale doza!

    Përgjigju
  • Klaus: 26/03/2025 09:49

    Per fat te mire qe nuk u vra ndonje kalimtar i pafajshem, jo kjo kamikazja.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 26/03/2025 09:03

    TE KISHTE THYER KOKEN ME MIRE SE DO TE ISHTE NJE RREZIK ME PAK

    Përgjigju
  • Or tej: 26/03/2025 08:49

    Vazhdojne kamikazet te ecin ne qytet si ne pistat e Formula1 or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?