Durrës, iu gjetën qindra fishekë në banesë, arrestohet 49 vjeçari! Vinte edhe baste sportive online (EMRI)

7 Shkurt, 08:29| Përditesimi: 7 Shkurt, 12:24

  • Share

DURRËS- Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje.

Në pranga ka rënë Ylli Agasi. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij në lagjen nr.10 u gjetën 773 fishekë luftarakë.

Gjithashtu u zbulua se 49 vjeçari vinte baste sportive online.

Policia sekuestroi fishekët dhe celularin e të arrestuarit, ndërsa materialet për veprimet proceduriale i kaluan gjykatës së Durrësit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 07/02/2024 09:12

    bastet jane budalliku me i madh i shqiptareve dhe u duhen lene ti menaxhojne vetem operatore sportive te vetmit qe mund te edukojne te semuret duke i orientuar nga aktivitetet sportive ne matyre dhe palestrat e atrecuara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?