Kronikë

Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona

24 Korrik 2024, 10:22| Përditesimi: 24 Korrik 2024, 10:24

  • Share

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 3 persona, pasi iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë.

Policia bënë me dije se nisi procedim penal për personin me inicialet M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët, për goditjen e kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali kotori: 25/07/2024 12:23

    Si cdo vit te njejtin lajm.Asgje te re.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?