Durrës/ Kapen rreth 522 mijë euro në furgonin që vinte nga Bari! Pranga pronarit të agjencisë dhe 2 bashkëpunëtorëve! Paratë të futura në qese marketi, i fshehën në tavan (EMRI)

21 Tetor 2022, 15:32| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 16:03

  • Share

DURRËS- Një sasi prej qindra mijëra eurosh është gjetur mesditën e kësaj të premteje të fshehura në një furgon që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë. Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për 522 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. Burime bëjnë me dije se është arrestuar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela 32-vjeç  si edhe janë ndaluar edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.

Ky operacion i koduar 'Eurot'  ka ardhur si rezultat i një hetimi njëmujor. Uniformat blu kanë pasur informacione se në brendësi të furgonit kishte të fshehura sasi të madha eurosh. Ai është ndalur për një kontroll të imtësishëm ku janë zbuluar plot 522 mijë euro, por jo vetëm. Si rezultat i kontrollit janë gjetur edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Report Tv sjell videon e furgonit të linjës Padova - Lushnjë me targa AA 633 FZ, në të cilën arrihet të kuptohet edhe vendi se ku ishin fshehur paratë. Këto të fundit ishin në prerje të ndryshme, 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi, marketi.  Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Çela ka mohuar që të ketë lidhje me eurot e gjetura, teksa ka refuzuar që të flasë më tepër pa praninë e avokatit mbrojtës.

“S’kam lidhje. Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, ka deklaruar Çela.

Megjithatë, hetimet kanë nisur e ndaj 32-vjeçarit rëndojnë 7 akuza për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të licencuara", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave". Policia dyshon për të tjerë persona të përfshirë.

Kush është Elidon Çela?
Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Report Tv ka mësuar se ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si edhe është kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.

Ora 19:29
Përfundon numërimi i parave! Gjenden 522 mijë euro të fshehura në furgon! Zbulohen edhe mallra kontrabandë

Ka përfunduar numërimi i eurove të gjetura të fshehura në furgon. Mësohet se janë gjetur 522 000 euro të padeklaruara. Mirëpo jo vetëm kaq. Nga sa mësohet, në furgon kishte edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Njoftimi i policisë së Durrësit

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Vihen në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”.

Në kuadër të operacionit është ndaluar furgon i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Furgoni është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të furgonit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të furgonit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të furgoniit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:

Ç., 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i furgonit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ora 19:27
Në furgonin ku u gjetën mijëra euro, kush janë 3 personat e arrestuar

1666365078_cela1.jpg

Report Tv ka mësuar se përveç pronarit, njëkohësisht edhe shoferit të furgonit, Elidon Çelës, janë arrestuar edhe 2 ndihmësit e tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë vënë në pranga D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të furgonit. 

Ora 19:21
Del VIDEO/ Ja si ishin fshehur 522 mijë eurot në furgon

 

Policia ka publikuar videon nga sekuestrimi i parave në furgon. Siç mund të shihet, paratë ishin të fshehura në zonën e kondicionerit.

Ora 17:09
Del FOTO/ Ky është Elidon Çela, pronari i kompanisë ‘Buon Aventura’ ku u gjetën mbi 500 mijë euro të padeklaruara

1666365173_cela1.jpg

Report Tv ka siguruar foton! Ky është Elidon Çela, pronari i kompanisë “Buon Aventura” ku u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara. Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

Ora 16:20
Iu gjetën në furgon rreth 500 mijë euro të fshehura, kush është Elidon Çela, e ‘kishte bërë rrugë’ transportimin e parave të padeklaruara

Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura”. Report Tv ka mësuar se ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si edhe është kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.

1666364790_elidoncela.jpg

Ora 16:19
Si u zbuluan mbi 500.000 eurot e fshehura në tavanin e autobusit në Portin e Durrësit ! Sinjali që u dha në skaner (FOTO)

1666361867_s.jpg

Paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri. Report Tv sjell foton, ku shihet gjurma e zezë e lënë në skaner, teksa është e nënvizuar edhe më të kuqe me alarmin “red”.

Ora 16:03
Me prerje të ndryshme dhe të futura në qese marketi, Report Tv siguron FOTON e lekëve të fshehura në furgon

1666360880_para.jpg

Report Tv ka arritur që të sigurojë foton e sasive të parave të kapura në Portin e Durrësit. Siç mund të shihet në foto, paratë ishin në prerje të ndryshe 50 euro, 10 euro të futura në qese supermarketi.

Ora 15:51
EKSKLUZIVE/ Ky është furgoni ku u gjetën rreth 500 mijë eurot e padeklaruara

 

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht foton e furgonit ku ishin fshehur rreth 500 mijë eurot e padeklaruara. Ai po vinte nga Bari i Italisë, teksa sasia e parave ishte fshehin në tavanin e furgonit, pranë kondicionerit. pronari i këtij furgoni ishte Elidon Çela. 

1666360275_autobusi.jpg

1666361297_1.jpg

Ora 15:47
Iu gjetën të fshehura 500 mijë euro të padeklaruara, kush është pronari i furgonit që u ndalua në Durrës (EMRI)

1666360098_314865.jpg

Report Tv ka mësuar se shoferi i furgonit ku u gjet sasia prej rreth 500 mijë euro të padeklaruara është Elidon Çela. Nga sa mësohet lekët ishin të futura që qese.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banaking: 21/10/2022 21:31

    Oo Gazheli a di gje valle apo prap shpifje do thoje.

    Përgjigju
  • Qepa: 21/10/2022 18:37

    Bravo qeveria Rama, kaq ta bej dhëmbin krimi, sta kalon dot. Sa tkemi Ramën sna gjen gje nga putini

    Përgjigju
  • Anglezi: 21/10/2022 17:20

    Elidoni eshte super cun, nuk mendoj qe e ka bere vete, e ka pase biznesin prej 25 vitesh. Me shume mundesi ja kane bere shoferet.

    Përgjigju
  • [email protected]: 21/10/2022 17:05

    Ku qendron problemi ketu? Ky i shkreti thjesht po i sillte qe te perfitonte nga amnistia fiskale, madje mund te sillte dhe 1.5 milion te tjera...

    Përgjigju
  • Daku: 21/10/2022 16:27

    Bllokoni lekun qe del e jo ate qe hyn ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Rilindasi: 21/10/2022 16:25

    I sjellin per te blere beton dhe me pas betonin e shemb termeti

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2022 16:22

    Jane leket e djerses qe duhen amnistuar..

    Përgjigju
  • Alb: 21/10/2022 16:11

    Kapin keta fakirate si bine lekun ne shqipnin. Kurse ata si e zjerrin jashte nuk i kap kush.

    Përgjigju
    • A. N.: 21/10/2022 16:55

      E nxjerrin nga jashte si droge dhe e kthejne mbrapsht ne euro. A nuk eshte e njejta gje?

  • Hako: 21/10/2022 16:00

    Keto jane para "emigracioni" qe kerkon Edvini me legalizu.

    Përgjigju
    • Dakord: 21/10/2022 18:12

      E ça pastaj? Me djerse e gjak i bejne. Ta legalizojne drogen dhe pakesohen shkelesit e ligjit e zbrazen burgjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?