Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen nr. 17.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, forcat e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur kapjen në vendngjarje të autorit të dyshuar, shtetasit O. T., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e mbante me vete për të kryer vjedhjet.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i arrestuari ka kryer edhe një tjetër vjedhje disa orë më parë, konkretisht në lagjen nr. 18, ku ka vjedhur një biçikletë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisw:
U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.
35-vjeçari dyshohet se kishte kryer një tjetër vjedhje, disa orë para arrestimit.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë) që iu gjet 35-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se po tentohej të vidhej në banesën e saj, në lagjen nr.17, u bë e mundur kapja në flagrancë e autorit të këtij rasti, shtetasit:
O. T., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, disa orë para kësaj tentative për vjedhje, ka vjedhur një biçikletë, në lagjen nr. 18.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme
Komente
