Durrës- Policia e Durrësit ka nisur hetimet për një 77-vjeçare pasi dyshohet se pas një konflikti me një 50-vjeçare e ka kërcënuar këtë të fundit me armë sportive.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar në fshatin Xhafzotaj.
Ndërkohë pas kontrolleve të kryera blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë sportive.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. F., 77 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj. Nga kontrolli në banesën e shtetases D. F. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë sportive”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
