Një nga të arrestuarit në Durrës

Kronikë

Durrës/ Kërcënoi me thikë punonjësin e dyqanit dhe vodhi pasjisje elektronike, arrestohet autori

7 Mars, 10:29| Përditesimi: 7 Mars, 10:32

  • Share

Durrës- Një 44-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Durrësit pasi kërcënoi me thikë punonjësin e një dyqani dhe vodhi pajisje elektronike në lagjen nr. 4. Blutë informojnë se i arrestuari është identifikuar si Spiro Dede.

“U mundësua pak orë pas kryerjes së vjedhjes, lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Spiro Dede, 44 vjeç, banues në Durrës”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po ashtu në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 10 dhe në një automjet në lagjen nr. 12.

“Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Shqarthi, 35 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", po për vjedhje dhe dilte për të kryer vjedhje përsëri”, thuhet në njoftim.

Operacioni u kodua “Fast”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?