Durrës/ Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lihet në burg presidenti i KF Iliria: E kam mik, ndodhi nga gjaknxehtësia! Lirohen nga qelia djemtë

4 Shtator, 11:32| Përditesimi: 4 Shtator, 19:05

  • Share

DURRËS- Presidenti i ekipit të futbollit “Iliria” të Fushë-Krujës, njëherësh pronar i “Nord Park”, Nazmi Selmani do të qendrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ai kërcënoi dhe i bëri presion Presidentit të FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar me insistim t’i marrë të birin në Kombëtare.

Masa e sigurisë u caktua këtë të mërkurë në Gjykatën e Durrësit, ku Selmani u paraqit në seancë bashkë me djemtë dhe nipin. Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët vendosi arrest në burg për Nazmiun dhe nipin e tij Petrit Selmani, ndërsa u lanë të lirë dy djemtë e tij Adolfi e Brajani si dhe futbollisti i “Ilirisë”, Redian Loci.

Nazmi Selmani u arrestua në Durrës mbrëmjen e 30 gushtit pas denoncimit të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Mesazhi kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar presidentit të FSHF-së Armando Duka, ka qenë: "Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë unë me qajt"? Më pas i ka shkuar pranë banesës bashkë me djemtë e tij futbollistë, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me Petrit Selmanin dhe Redian Locin, duke e kërcënuar sërish.

Nazmi Selmani ka deklaruar në polici se Dukën e ka mik dhe e ka kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe në seancën për masën e sigurisë, që u mbajt me dyer të mbyllura në Gjykatën e Durrësit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të keq, thjesht duke u nisur nga koefidenca që ka pasur me Dukën, dhe dëshira prindërore që ka pasur për të birin.

“E kemi mik! Nuk e di pse duhet të ndodhte kjo ngjarje kështu. Pjesa tjetër është bërë në gjaknxehtësi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, nipi i Nazmi Selamit ka dëshmuar në gjykatë se i ka çuar mesazh Dukës. 

“Jam nipi i Nazmiut, me thuaj në çfarë ore të takoj.” - ka qenë mesazhi i Petrit Selmanit. 

Shkak për konfliktin mes tyre është bërë mos grumbullimi i Gentian Selmanit në Kombëtare. 26-vjeçari aktualisht është portier i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).

I ati, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë kanë kërcëuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se ka thënë se "nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit". Me akuzen e kanosjes per shkak te detyres, Nazmi Selmani rrezikon nga gjobe deri ne 2 vite burgim.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 04/09/2024 11:55

    Normale qe pazarhane eshte shqiperia. Edhe ky burr mendon me te miren per femijet e tij si kushdo ne keto komb. Pse mos I fuste futbollist i kishte edhe pse mos hynin. Ketu pershesh eshte Ber cdo gje qe na rrethon.gabim qe e ka kercenuar. Mandi eshte super I fuqishem edhe me njerez te fuqishem duhet shume kujdes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?