Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar, shpallen në kërkim 2 persona (EMRAT)

9 Maj, 10:50| Përditesimi: 9 Maj, 11:48

  • Share

Durrës- Dy persona janë shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit pasi kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar.

Personat në kërkim janë identifikuar si Ismail Nuredini dhe Rando Murataj.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.13 të qytetit, ku 25-vjeçari, Rando Murataj, ka qëlluar me armë zjarri në tokë, si shenjë kërcënimi ndaj 50-vjeçarit.

Pasi ka qëlluar i riu është larguar me makinë së bashku me 37-vjeçarin - pasagjeri i cili u shpall në kërkim për moskallëzim krimi, informoi sot policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.   

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin  D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.     

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?