Foto ilustruese

Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)

4 Dhjetor, 12:47| Përditesimi: 4 Dhjetor, 12:55

  • Share

Durrës- Policia e Durrësit njoftoi sot (4 Dhjetor) se ka arrestuar ish-juristin e Kadastrës Mikel Zaho, i shpallur në kërkim për akuzën “shpërdorim të detyrës”.

Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".

Ai kërkohej për rastin e tjetërsimit të 448 mijë metrave katrorë tokë. Dosja u hetua nga Prokuroria në muajin Prill të këtij viti, kur edhe emri i Zahos figuronte mes zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të hetuar dhe akuzuar.

Një tjetër dosje ndaj tij në Prokurori është regjistruar në vitin 2021, po për tjetërsim pronash dhe falsifikim.

Zaho rezulton i akuzuar dhe arrestuar për të njëjtën vepër penale edhe dy herë më parë, më 2019 dhe 2021. Ai është hetuar për falsifikim dhe tjetërsim pronash.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?