Durrës- Policia e Durrësit liron edhe dy hapësira të tjera publike në plazhin e Currilave në Durrës.
Në kuadër të aksionit përgjatë sezonit veror dhe turistik i koduar “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar 27 komplete me çadra dhe shezlongë. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe 2 personat që akuzohen se e kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas”, njoftoi policia vendore ditën e sotme (20 qershor).
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet hetimore në Prokurori, për gjendje të lirë ndaj S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
“Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, mbyllet njoftimi i policisë.
Komente

S'KA SHTET ,,PRANDAJ ZAPTOJNE REREN.....
Përgjigju